Chelsea assesi të këndellet, pëson në shtëpi nga Brighton

Chelsea ka vazhduar me formë të dobët, duke pësuar humbje në shtëpi ndaj Brighton me rezultat 2-1.

Londinezët e nisën mirë takimin, duke shënuar që në start me Conor Gallagher për 1-0.

Por pa u mbyllur pjesa e parë në skenë doli Danny Welbeck që iu përgjigj harkimit të Pascal Gross për të shënuar për 1-1.

Brihgton që në anën tjetër po tregon formë fantastike, mori epërsinë në minutën e 70-të me Julio Encison për 2-1.

Deri në fund vendasit tentuan të barazonin rezultatin, por nuk ia arritën.

Brigton pas kësaj fitoreje mbetet në pozitën e shtatë me 49 pikë, ndërsa Chelsea është i 11-ti me 39 pikë.