Chelsea bindshëm ndaj Burnleyt

Chelsea ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Burnley me rezultatin 4:0.

Londinezët të katër golat i realizuan në pjesën e dytë.

Në minutën e 47-të të pjesës së dytë Reece James shënoi për 1:0.

Kai Havertz në minutën e 52-të dhe të 55-të ngriti epërsinë në 3:0.

Golin e fundit në këtë takim e realizoi Christian Pulisiq në minutën e 69-të për 4:0.

Chelsea pas kësaj fitoreje renditet në pozitën e tretë me 53 pikë ndërsa Burnley në vendin e 18-të me 21 pikë.