Chelsea e mposhtë përsëri Tottenhamin dhe kalon në finalen e EFL Cup

Chelsea ka arritur ta mposhtë edhe në ndeshjen e dytë Tottenhamin në kuadër të gjysmëfinales në EFL Cup.

Pasi kishin fituar ndeshjen e parë 2-0 në Stamford Bridges, skuadra e Thomas Tuchel ka triumfuar 0-1 në ndeshjen e kthimit.

Një gol i mbrojtësit Antonio Rudiger në minutën e 18-të ka qenë vendimtar që kjo sfidë të mbyllej para kohe.

Ishte mesfushori anglez Mason Mount që harkoi nga këndi, derisa Rudiger u gjend më së miri në zonë duke shënuar për 0-1.

Me epërsinë minimale të Chelseat u mbyllën 45 minutat e para të kësaj sfide.

Pjesa e dytë nisi më mirë për Spurs, të cilët sulmuan shumë dhe gjetën golin e barazimit në minutën e 64-të me Harry Kane, por që u anulua për pozitë jashtë loje.

Deri në fund Chelsea e mbajti epërsinë dhe me meritë kaluan në finalen e madhe të EFL Cup.

Në finalen e madhe Chelsea do të pres fituesin e duelit Arsenal – Liverpool.