Chelsea merr vetëm një pikë në Stamford Bridge

Chelsea i ka befasuar të gjithë në xhiron e 30-të në Premierligë.

Chelsea ka dështuar të marrë tri pikë, duke barazuar në Stamford Bridge me Wolves me rezultat, 1:1.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, gjersa në pjesën e dytë u shënuan dy, raporton lajmi.net.

Wolves arriti të kaloi në epërsi në minutën e 56’-të me anë të Raul Jimenez.

Nga ana tjetër, Eden Hazard ia siguroi një pikë skuadrës londineze, duke shënuar në minutën e 90’+2.

Chelsea e lëshoi mundësinë e artë që të kaloi në vendin e katërt, gjersa aktualisht renditet në të gjashtin me 57 pikë, po aq sa ka edhe Arsenal në vendin e pestë që do të përballet me Manchester United nga ora 17:30.