Chelsea shokon Arsenalin në Emirates

Një nga ndeshjet më të bukura këtë sezon është zhvilluar sot në Emirates, mes Arsenal dhe Chelseat.

Vendasit ishin në epërsi pothuajse deri në fund të takimit, kur Blutë shënuan dy gola të shpejtë për rezultatin përfundimtar 1:2, shkruan lajmi.net.

Gjithsesi, ndeshja shkoi më mirë për të besuarit e Artetas që shënuan përmes Pierre Emerick-Aubameyang.

Por në gjysmën e dytë, Chelsea ndryshoi totalisht dhe dominoi sfidën. Rezultati u barazua shtatë minuta para fundit, kur Jorginho (83’) shfrytëzoi gabimin amatoresk të portierit Bernd Leno.

Në kundërsulmin e radhës sulmuesi Tammy Abraham vuri në shok vendasit, duke realizuar për 1:2 dhe duke i dhuruar ekipit të tij tre pikë të mëdha.

Chelsea mbetet në pozitën e katërt me 35 pikë, kurse Arsenal në vendin e 12 me 24 pikë.