City e konfirmon listën e lojtarëve për finalen e Ligës së Kampionëve

Pep Guardiola ka zbuluar listën e 23 lojtarëve që do të udhëtojnë drejt Stambollit për finalen e së shtunës së Ligës së Kampionëve kundër Interit.

City niset për në kryeqytetin e Turqisë sot pasdite, para se të zhvillojë stërvitjen e parë në Stamboll të premten para finales, raporton KosovaPress.

Manchester City dhe Interi përballen më 10 qershor (e shtune) me fillim nga ora 21:00 në stadiumin “Ataturk Olympic”.

Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni listën e lojtarëve që udhëtojnë me Cityn drejt Stambollit.

Kyle Walker, Ruben Dias, Kalvin Phillips, John Stones, Nathan Ake, Ilkay Gundogan, Erling Haaland, Jack Grealish, Aymeric Laporte, Rodrigo, Kevin De Bruyne, Stefan Ortega Moreno, Julian Alvarez, Bernardo Silva, Sergio Gomez, Manuel Akanji, Riyad Mahrez, Ederson, Maximo Perrone, Scott Carson, Phil Foden, Cole Palmer, Rico Lewis