City e Liverpool mbyllet baras me katër gola

Nuk ka fitues në ndeshjen kryesore të kësaj fundjave, mes Manchester City dhe Liverpool.

Një ndeshje e jashtëzakonshme në ‘Etihad Stadium’ mes Manchester City dhe Liverpool tregoi katër gola, por jo edhe fitues, shkruan lajmi.net. Rezultati final tregoi 2:2.

Seria e golave u hap nga Kevin De Bruyne në minutën e pestë, me një super goditje nga jashtë zonës.

Skuadra e Klopp barazoi me anë të Diogo Jota, në minutën e 12’, duke ribalancuar gjithçka.

Të përzgjedhurit e Pep Guardiola gjetën golin edhe një herë në minutën e 36’, me anë të Gabriel Jesus. Në golin e dytë të City meritë të madhe kishte edhe Joao Cancelo që dha super-asistim.

Jota mund të barazonte në 2:2 po të mos ishte për një super-ndërhyrje të Aymeric Laporte. Edhe Sterling pati mundësi të thellonte epërsinë, por ishte vonë ‘për pak’.

Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për skuadrën e Jurgen Klopp, e cila shënoi qysh në aksionin e parë. Një pasim i shkëlqyer i Mohamed Salah theu mbrojtjen e City dhe gjeti Sadio Manen përballë Ederson. Senegalezi reagoi mirë dhe dërgoi topin në rrjetë për 2:2.

City gjeti golin edhe me Raheem Sterling, por anglezi ishte pak më i avancuar dhe bëri që VAR të anulonte golin për pozitë jashtë loje.

Të dyja skuadrat krijuan shumë deri në fund. City administroi më mirë, por nuk gjeti golin. Në fund, skuadrat ndanë nga një pikë.

Diferenca mbetet në një pikë. Manchester City ka 74 pikë, kurse Liverpool 73. Secila ndeshje deri në fund do të jetë finale. City ka titullin në duart e veta, Liverpool pret gabimin.