City fitore të vështirë ndaj Leipzigut

Manchester City ka regjistruar fitore të vështirë kundër Leipzigut, në kuadër të Grupit G në Ligën e Kampionëve.

Kampionët në fuqi të Evropës triumfuan 3:2 me përmbysje në rezultat kundër Leipzigut, në stadiumin “Etihad”, shkruan lajmi.net.

Openda me dy gola në minutën 13 dhe 33 bëri që City të shkonte në pushim të pjesëve me disavantazh prej dy golave, 0:2.

Haaland në minutën e 55-të, Foden në minutën e 70-të dhe Alvarez në mintuën e 87-të bën përmbysjen e madhe dhe i siguruan fitoren e madhe anglezëve.

City ka 15 pikë në krye të tabelës, ndërkaq Leipzig është i dyti me nëntë të tilla.