Manchester City ka konfirmuar largimin e mesfushorit Bernardo Silva në fund të sezonit aktual.
Portugezi iu bashkua Cityt në verën e vitit 2017 dhe ka regjistruar 451 paraqitje në të gjitha garat deri më tani.
Kështu që, periudha nëntëvjeçare e 31-vjeçarit te City do të marrë fund në verë kurse Silva deri më tani me fanellën e ekipit anglez ka fituar 19 trofe, përfshirë gjashtë tituj kampioni të Anglisë dhe një herë Ligën e Kampionëve.
Silva është kapiten i Cityt kurse deri më tani ka shënuar 76 dhe gola dhe ka bërë 77 asistime, duke u shndërruar në njërin prej lojtarëve kryesor të ekipit.
Gjithashtu, edhe Silva me anë të një postimi në rrjetet sociale, të enjten ka konfirmuar largimin e tij nga skuadra angleze.
Sa i përket të ardhmes, Silva nuk ka dhënë asnjë detaj por Barcelona dhe Juventusi mbeten skuadrat e interesuara për transferimin e tij.








