Çka është dashuria e sinqertë?

Një ditë përderisa Rabia Adevije ecte, e hetoi një person i cili ia kishte ngulitur sytë asaj. Ajo u afrua dhe e pyeti: Zotëri pse mi keni ngulitur sytë?

Ai u përgjigj:” Asnjëherë nuk kam parë ndonjë femër më të bukur se ju! A jeni e martuar?
Rabia i tha:” Nëse mendoni se jam e bukur, atëherë duhet ta shikoni motrën time e cila është shumë më e bukur se unë dhe është duke ardhur pas meje! ”

Njeriu e zgjati kokën menjëherë, shikonte djathtas e majtas por nuk pa askënd. “Ku? nuk po shoh asnjë femër!” – iu përgjigj ai me kureshtje.

Rabia i tha: ” Sikur të ishit i sinqertë në fjalët tuaja se dëshironit të më martoni, nuk do të shikonit pas meje ndonjë tjetër dhe do të thoshit: Nuk ka mundësi të ketë ndonjë më të bukur se ju!”
Tani shporru mos t’i shoh sytë!!!

Ps: Dashuri e sinqertë është kur ngopet zemra dhe syri me personin që e dashuroni.

Nga: Dr. Rijad Imeri