Kontratat e ardhshme të energjisë janë në një trend negativ pas fitimeve kyçe të Demokratëve në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, transmeton Anadolu.
Kontratat e ardhshme të Brent humbën 0,8 për qind në 102,7 dollarë për fuçi që nga ora 09:45 GMT, ndërsa West Texas Intermediate (WTI) ra me 0,25 për qind në 95,8 dollarë.
Indeksi evropian i gazit ra rreth 2 për qind në 89,9 € (101,2 dollarë) për megavat/orë.
Çmimet e naftës për ngrohje ranë me 0,15 për qind në 4,5 dollarë për galon.
Metalet e çmuara patën një tendencë më të lartë, ndërsa indeksi i dollarit amerikan fillimisht ra pas rezultateve të zgjedhjeve, të cilat panë republikanët të humbnin terren në të ashtuquajturën valë blu.
Rezultati ngriti shqetësime për bllokim të mundshëm në Capitol Hill, ku Trump paralajmëroi se do të bëhej “Z. Veto” (Zotëria Veto).


