Kompania PepsiCo ndalon shitjen e pijeve të saj në Rusi
PepsiCo është bërë gjiganti i fundit i ushqimit dhe pijeve që ka zvogëluar bizneset në Rusi.
Kompania ka thënë se do të pezullojë shitjet e pijeve të saj në këtë shtet sikurse Pepsi-Cola, 7up dhe Mirinda, mirëpo do të vazhdojë të shesë formulë të qumështit për foshnja.
Njoftimi i Pepsit ka ardhur disa minuta pasi kompania rivale, Coca-Cola, ka thënë se do të pezullojë të gjitha bizneset në Rusi.
Coca-Cola pezullon bizneset në Rusi
Kompania Coca-Cola ka thënë se do të pezullojë operacionet e saj në Rusi.
Kjo është ndër kompanitë e fundit të mirënjohura nga Perëndimi që ndal punën në këtë shtet – pas veprimeve të ngjashme të marra sot nga McDonald’s dhe Starbucks.
“Zemrat tona janë me njerëzit që janë duke u përballur me veprime të paarsyeshme nga këto ngjarje tragjike në Ukrainë”, ka thënë Coca-Cola përmes një deklarate.
Kjo kompani është përballur me presion të madh në rrjetet sociale për t’u larguar nga Rusia. /rel





