Ballina Sport Futboll Courtois mungon disa javë

Courtois mungon disa javë

Real Madrid ka marrë një goditje të rëndë para fazës vendimtare të sezonit, pasi portieri kryesor Thibaut Courtois ka pësuar një dëmtim serioz muskulor.

Klubi madrilen konfirmoi përmes një njoftimi zyrtar se gardiani belg ka dëmtuar muskulin në pjesën e përparme të kofshës së djathtë, një problem që pritet ta mbajë jashtë fushave për disa javë, shkruan Indeksonline

Sipas raportimeve nga mediat spanjolle, Courtois rrezikon të humbasë edhe të dyja përballjet ndaj Bayern Munich në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, një mungesë që mund të ketë ndikim të madh për “Los Blancos”.