Daniel Ciofani ka shënuar penallti në minutën e 83-të për të vendosur ndeshjen mes Cremoneses dhe Romës.
Të martën mbrëma, Cremonese fitoi 2:1 ndaj Romës në ndeshjen e Serie A.
Cremonese kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 17-të. Për 1:1 shënoi Leonardo Spinazzola në minutën e 71-të. Por Ciofani realizoi nga pika e bardhë për të mbajtur pikët në Cremonese.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 24-t të Serie A.
Roma është e pesta në tabelë me 44 pikë. Ka bërë hap të gabuar në garën për pozitat që dërgojnë në Champions.
Ndërkohë Cremonese me fitore është larguar nga pozita e fundit. Tani mban vendin e parafundit, të 19-të, me 12 pikë.
Marash Kumbulla luajti deri në minutën e 71-të për Romën. Ndërkohë Jose Mourinho, trajneri i Romës, u ndëshkua me të kuq për shkak të protestave me të nisur pjesa e dytë.








