CrowdStrike thotë se 97 përqind e kompjuterë të prekur janë rikthyer online

Rrëzimi i sistemeve Windows javën e kaluar erdhi pasi platforma e avancuar kishte një problem që detyroi kompjuterët të ngelnin në një cikël të përhershëm rindezjeje.

Më shumë se 97 përqind e sensorëve Windows janë rikthyer online tha CEO i CrowdStrike George Kurtz ditën e Enjte, pothuajse një javë pasi përditësimi i softuerit të firmës së sigurisë kibernetike shkaktoi një kolaps global fluturimesh dhe biznesesh.

Sensori i platformës Falcon është një agjent sigurie instaluar në pajisje si laptopë dhe desktop dhe që i mbron nga kërcënimet e sigurisë.

Rrëzimi i sistemeve Windows javën e kaluar erdhi pasi platforma e avancuar kishte një problem që detyroi kompjuterët të ngelnin në një cikël të përhershëm rindezjeje.

Ditën e Shtunë Microsoft tha se 8.5 milionë pajisje Windows ishin prekur duke shkaktuar anulimin e mijëra fluturimeve, ndërprerjen e televizioneve dhe lënë konsumatorët pa qasje në shërbime shëndetësore dhe banking.

“Përpjekjet tona për rikuperim janë përmirësuar falë zhvillimit të teknikave të rikuperimit automatik dhe duke mobilizuar të gjitha burimet tona për të mbështetur klientët tanë,” tha Kurtz në një postim, në rrjetin social LinkedIn.