Dalin në publik mesazhet e Aida Dërgutit për Albin Kurtin (Foto)

Pak pas arrestimit të Albin Kurtit nga ana e Policisë së Kosovës, deputetja Aida Dërguti e kishte ofenduar ish-liderin e kësaj partie në një grup të përbashkët në Viber.

Deputeti Dardan Molliqaj kishte njoftuar për arrestimin e deputetes Donika Kadaj.

KTV-ja merr vesh se duke menduar që po ia kthen personalisht Molliqajt, Dërguti ka shkuar ofendimin e saj në grupin me të gjithë deputetët. Ka pyetur: “E atë m***in?”, duke iu referuar Kurtit.

Kjo ka shërbyer për përplasje të forta në Vetëvendosje.