Damka: Të deportuarit janë pjesë e organizatës terroriste

Deputeti nga partia Turke Fikrim Damka tha se është shumë me rëndësi që të ruhen marrëdhëniet me Turqinë.

Këto marrëdhënie sipas Damkës mund të kenë pasoja negative për shkak të një pjesë të opinionistëve për të shfajësuar ata persona që kanë lidhje me organizatën terroriste FETO.

Damka ka prezantuar siç tha ai “informata për lëvizjen terroriste FETO”.

Ai tha se kjo strukturat e kësaj lëvizje kanë qëllim shkatërrimin e sistemit të shtetit turk.

Kjo lëvizje ka bërë përpjekje për të rrënuar sistemin e drejtësisë si dhe kanë vjedhur testet shtetërore.