Dashuria dhe llojet e saj

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)

Rinia ka spektër të ndryshëm të nevojave të cilat zgjaten nga kulturo-shkencore deri tek nevojat shpirtërore.

Është e natyrshme që te njeriu i ri (femra e re), instiktet, epshet, emocionet, mendimet, e dëshirojnë ushqimin dhe kujdesin. Ekziston ndryshimi në mes nevojave fiziologjike (trupore) dhe shpirtërore, edhe pse të dy llojet gati janë njëjtë të rëndësishëm dhe njëri-tjetrin e kushtëzon.

Njeriu i cili e anashkalon ushqimin, pijen, frymëmarrjen, shëndetin, bie në shkatërrim. Moskënaqshmëria e nevojave seksuale nuk e shtyn njeriun në vdekje, por ia bën jetën e çrregulluar dhe jostabile, dhe nuk ka qetësi. Njëjtë është edhe me nevojat e banimit.

Njeriu ka nevojë të jetojë në banesë, ku do të ruajë privatësinë dhe intimitetin e tij. Moskënaqshmëria e kësaj nevoje rezulton me jetë të çrregulluar dhe jostabile, e cila me kohë formon gjendjen e shpirtit dhe nevojës së tij. Nevojat tjera janë atdheu, vetëparaqitja, etj. Të gjitha këto janë nevoja, rëndësinë e të cilave nuk duhet lëshuar nga shikimi.

Këtu do të shqyrtojmë në nevojat për marrëdhënien dhe kënaqësinë e emocioneve.

Pejgamberi s.a.v.s. nëpërmes thënieve të tij qartë ka treguar se i njeh njerëzit, të dy gjinive, anët e tyre të forta dhe të dobëta deri te perfeksioni. Kështu që Pejgamberin a.s. mund ta konsiderojmë përpos njeriut më të mirë që është krijuar, edhe mësuesin më të mirë dhe psikologun më të mirë të të gjitha kohëve. Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Pas meje nuk kam lënë fitne (intrigë) e cila është më e dëmshme për mashkullin se gruaja.” (Muslimi)

Në hadithin tjetër, Pejgamberi a.s. ka thënë: “Frikësohuni nga dynjaja dhe frikësohuni (sprovave) të grave.”

Nëse gratë janë pjesë e dynjasë, atëherë përse është thënë frikësohuni dynjasë dhe frikësohuni grave?

Për arsye se Pejgamberi a.s. ka dashur që njerëzve qartë t’u potencojë intrigën më të madhe e cila mund t’i ndodh mashkullit, duke e ndarë dhe specifikuar.

Dallimi në mes rinisë muslimane të sotit dhe kohëve të kaluara është largimi nga vlerat, rënia në amoral, bindja ndaj epsheve që edukojnë dhe shtyjnë në shkatërrim.

Ky është imazhi i rinisë së sotit i cili largohet nga gjuha e cila këshillon, urtësia që e paralajmëron dhe përpiqet që tërë shoqërinë ta reduktojë në nevojat e veta dhe përshtat me lakmitë e tij të cilat janë nën nivelin e qenit. Në historinë e njerëzimit nuk është shënuar amoralitet më i madh, intrigë më e madhe, perverzion dhe shëmti më e madhe se sot.

Sociologët dhe ekspertët për edukim pyesin: Përse është kështu? A thua në shekujt e kaluar nuk ka pasur nevoja seksuale, epshe dhe lakmueshmëri?!

A thua ne nuk jemi bijtë e atyre gjeneratave?! Po, epshet kanë qenë prezente edhe më herët. Mirëpo, koha e re karakterizohet me teknologjinë e re, e cila në pjesën më të madhe është përdorur për rrënimin e moralit dhe njerëzimit në përgjithësi.

Teknologjia e re u ndihmon pasuesve të shejtanit që t’u zbukurojë veset dhe materien si asnjëherë më parë! Dhe e gjithë kjo me qëllim të adhurimit të trupit, epsheve, ëmbëlsive dhe kënaqësive më të mëdha trupore.

Robërit e sinqertë të Allahut i thërrasin rinisë që të del nga kjo greminë, por epshet kanë pranguar mendjen, kanë dobësuar dëshirën, kanë vënë në gjumë vetëdijen dhe kanë shkaktuar një varg të sëmundjeve mendore. Të tillët në dobësinë e tyre bien dhe nuk mund ta ndryshojnë rrugën e trasuar të trupit dhe humbjes.

Intrigat e mëdha e thyejnë rininë, të cilat plasohen me ndikimin e ekraneve, TV, filmit, videokasetave, CD-ve, teatrit, magazinave, gazetave, librave, prozës, poezisë, internetit, facebook-ut, radios, etj. Të gjitha janë mjete të cilat me mjeshtëri zgjojnë epshet dhe nxitjet e ulëta të cilat kanë veprim katastrofik në mendjen e shëndoshë, zemër dhe në ardhmërinë e popullit.

Shkatërrimi i popullit është sikurse shkatërrimi i trupit i cili pasi sëmuret në periudhë prej disa viteve apo decenieve, por që shkatërrimi i popullit zgjat pak më shumë. Kjo periudhë mund të zgjat 50, 100 apo 300 vjet, por shkatërrimi është definitiv.

Nëse epshi dhe nevoja trupore është shkas i shkatërrimit të njeriut, cila është urtësia në krijimin e të njëjtit?

Për t’u përgjigjur drejtë në këtë pyetje duhet ndriçuar disa gjëra: Ç’është dashuria? A është haram apo hallall? A është dashuria zgjedhje apo detyrim? A thua dashuria është instiktive apo emocionale? Cili është dallimi në mes dashurisë ndaj një personi dhe dashurisë ndaj cilësive të caktuara të një personi?

Allahu e krijoi epshin si provim për njeriun, për të parë sesi do të sillet, a do të dresohet (zbutet) apo do të shkojë pas tij. A do të dashurojë normalisht apo sikur kafsha. A do të dashurojë në mënyrën që e ka përcaktuar Kurani dhe shpjeguar sunneti dhe vërtetuar dijetarët. Apo do të dashurojë ashtu siç dëshiron ndonjë njeri apo grua.

Cila është urtësia në krijimin e epshit?

Epshi seksual është njëri prej motivatorëve kryesor të njeriut dhe aktiviteteve të tij që kanë të bëjnë me ndërtimn e botës, ndryshimeve, dhënies, marrjes, etj. Sikur ky instikt të ishte i vdekur, njeriu do të ishte pasiv, ndërsa bota e pazhvilluar.

Ibn Tejmije ka thënë: “Allahu i madhërishëm i ka krijuar epshet për t’u plotësuar krijesat, ashtu siç e ka krijuar zemërimin për të motivuar njeriun gjatë mënjanimit të asaj që e kërcënon ose e dëmton, dhe ka ndaluar nga epshet atë që nuk sjell dobi.”

Ibn Kajjimi ka thënë: “Çdo gjë në univers është e bazuar në dashuri. Lëvizja e trupave qiellor është nga dashuria ndaj Atij që e duan. Bile edhe qelizat e pabesimtarit e duan Allahun edhe pse është pabesimtar dhe me dëshirën e vet e mohon Krijuesin.”

Ali Tantavi ka thënë: “Sikur mos të ishte dashuria, nuk do të bashkohej kodra me kodrën dhe lindin luginën. Mos të ishte dashuria, zogu nuk do të stolisej pranë zogut për ta ndërtuar folenë. Mos të ishte dashuria, qiejt nuk do të qanin për ta frytnuar tokën dhe as nuk do të zhvilloheshin frytet e pranverës. Mos të ishte dashuria, nuk do të ishte as bota.”

Epshi seksual është shkas i shumëzimit dhe ruajtjes së pasardhësve dhe njerëzimit. Pra, nëse dashuria kuptohet drejtë, kontrollohet dhe përdoret, bëhet armë e cila pa përçarje dhe fatkeqësi i bashkon zemrat dhe miqësitë. Sikur mos të kishte ndjenja të dashurisë në zemrat e njerëzve të mirë, zemrat e sahabëve, të atyre që udhëzuan dhe udhëzojnë nga dashuria, sot nuk do ta kishim këtë fe dhe këtë udhëzim. Këta njerëz vetëm mund ta pushtojnë botën dhe mbushin me siguri dhe paqe.

Definicioni i dashurisë: Dashuria është gjendje emocionale e cila lëviz nga zemra e njeriut ndaj diçkaje të jashtme dhe manifestohet nëpërmes ndjenjave dhe aktiviteteve drejtuar kah ai që e duam.

Ndonjëherë njeriu e do vetveten, andaj këto ndjenja mund të orientohen nga brenda ndaj të brendshmës.

Ibn Kajjimi e definon dashurinë me këto fjalë: “Esenca e dashurisë është lëvizja e shpirtit ndaj atij që e duam.”

A thua dashuria është epsh, fshehtësi pa zgjidhje? Apo është gjë e shpirtit? Dhe cilat janë llojet e dashurisë?

Dashuria ndahet në dy llojet:

Dashuria ndaj personit;
Dashuria ndaj cilësive të personit.
Dashuria ndaj personit, esencës së tij, pa shikuar në pasurinë e tij, formën, bukurinë fizike, është jashtëzakonisht e rrallë, mirëpo të gjithë thirren në të.

Dashuria ndaj cilësive të personit, pra dashuria për shkak të cilësive të dukshme të cilat ana tjetër i vlerëson.

Ibn Kajjimi ka thënë: “Për t’u krijuar dashuria në mes dy palëve, nevojitet të ekzistoj ngjajshmëri, qoftë kjo ngjajshmëri në formë të menduarit apo për gjërat kah të cilat anohet.”

P.sh. dikush e do njeriun për shkak të ngjajshmërisë së temave për të cilat të dy mendojnë ose për identifikimin e ngjajshëm të problemeve shoqërore dhe bashkarisht bashkëpunojnë dhe ndërtojnë miqësi dhe dashuri. Të gjitha dashuritë janë të themeluara nga nevojat shpirtërore.

Përse tinejxherja e do djaloshin amoral dhe të prishur?

Për arsye se tinejxheret e duan vetëparaqitjen dhe ju pëlqejnë lajkat e huaja, komplimentet dhe lavdërimet nga adhuruesit me qëllime të qarta. Ky adhurues do të shkruajë edhe poezi për të, do të flet për të për bukurinë e supozuar të syve të saj, që ajo të ndihet e kënaqur dhe e lumtur, ngase e ka kënaqur nevojën shpirtërore, e cila në këtë rast është të treguarit e vetes. D.m.th. duam ata që i kemi të afërt dhe të ngjajshëm (duke marrë parasysh faktorët e ndryshëm) dhe ata që i kënaqin nevojat tona shpirtërore. Vajza e përmendur është mashtruar nga djaloshi i cili ka zbuluar anën e saj të dobët dhe ka arritur simpatinë e saj.

P.sh. djaloshi i cili i thotë vajzës që e ka krahasuar shkëlqimin e fytyrës së saj me hënën e plotë dhe ka kuptuar që fytyra e saj rrezaton më tepër me dritë dhe bukuri, haptazi gënjen. Mirëpo, vajza dëshiron të besojë në këtë dhe e konsideron adhuruesin e saj të veçantë vetëm për atë që ai e ka vërejtur veçantinë e saj të supozuar.

Nën ndikimin e fjalëve të ngjajshme, vajzat pa besim (fe), akide dhe udhëzim do të bien në intriga. Do të ndiejnë ndjenjë të këndshme në zemër, do të mendojnë për komplimentet tërë natën duke zhvilluar fantazinë.

Në vetë shoqërinë, vajza e tillë do të gjejë një varg faktorësh që do t’i trimërojnë mendimet e saj (TV, mjedisi, poezia, tregimet, etj.) dhe prostitucioni është definitiv! Ndërsa çdo gjë lëviz nga shikimi, buzëqeshja, përshëndetjet, tregimet, takimet, etj., derisa vajza nuk privohet nga vlerat, nderi, fama, mundësisë së martesës së ndershme, roli i saj si nënë e ardhshme rrënohet, etj. Është e ngarkuar me çështjen e abortit, reaksionin e familjes, frikën nga refuzimi, etj.

Si lind dashuria?

Ibn Tejmije në veprën e tij “El-Fetava”, vëllimi 14, thotë: “Pastaj shikimi lind dashuri.” Çelësi i parë i dashurisë, dyert e para të dashurisë janë sytë, shikimi, vëzhgimi. Ky është fakt që askush nuk e konteston. Shikimi mund të jetë shumë i rrezikshëm duke lënë përshtypje të rrejshme dhe fatale.

Pejgamberi a.s. ka thënë: “Shikimi është shtizë helmuese e Iblisit.”

Dijetarët pohojnë që magjia më e madhe është kur takohet syri me sy. Shikimi humb, por epshi mbetet.

Ç’është dashuria në shikim të parë?

Kjo nuk është dashuri, por moment mahnitjeje dhe mashtrim. Dashuria në shikim të parë është zvenitje (shëmti) dhe personi i tillë është më afër të sëmurit sesa të shëndoshit. Përse?

Për arsye se njeriu vuan nga nevojat e brendshme të ndryshme që janë të lidhura me uri seksuale dhe pakënaqësi emocinale dhe posa e sheh vajzën (mashkullin) e bukur, është e gatshme (i gatshëm) që ta dojë.

Kjo gadishmëri që ta dojë personin të cilin ende nuk e ka njohur, është argument që ndjenjat e tij (saj) janë të bazuara në epshe dhe nevojës për t’u kënaqur, shkas i shumicës së divorceve është i bazuar në lidhjet e qasjeve mendjelehta dhe zhvillimit të lidhjeve në bazë të shikimit të parë.

Në këto martesa pas disa muajve, kur partnerët kënaqen seksualisht dhe ngopen dhe kur komplimentet dhe lajkat e rrejshme harxhohen, pason zbrazëtia dhe kriza. Atëherë çifti vëren se mënyrat e të menduarit, traditat dhe nevojat në mes tyre janë tejet të ndryshme.

Pra, martesa është lidhje e cila ndërtohet në tërheqjen fizike dhe nevojës, pëlcet dhe thyhet posa të plotësohen nevojat dhe atëherë karakteret e tyre të vërtetë dalin në sipërfaqe, dhe më tepër nuk janë aq të përgatitur që të bashkohen ashtu siç kanë qenë në fillimin “vjollcë”.

Shikojmë tani urtësinë e fjalëve të Pejgamberit a.s.: “Gruaja martohet për shkak të katër gjërave. Për shkak të bukurisë, pasurisë, prejardhjes dhe fesë. Ndërsa ju zgjidhni atë me fe . . .” Dashuria e bazuar në bukurinë e gruas zgjat aq sa kjo nevojë për bukurinë nuk kënaqet. P.sh. njeriu do ushqimin e caktuar, aromën, rrobat që i përdor një kohë e pas kësaj kërkon diç tjetër. Tifozët më të mëdhenj të byrekut do të heqin dorë nga ky specialitet nëse bureku u servohet dy muaj radhazi.

Njëjtë është edhe me aromën. Mund ta duam jashtëzakonisht aromën e jasminit, por pas disa muajve pasi i kënaqim dhe ngopim shqisat e aromës, do të vijmë në ide dhe nevojë që ta ndërrojmë aromën dhe gjejmë tjetrën.

Kështu është me tërë dynjanë, si dhe me ndjenjat që janë të lidhura me bukurinë e gruas së caktuar apo mashkullit. Dashuria e sinqertë lind gradualisht dhe nuk ka pengesë që mashkulli ta shikojë gruan, por duke zgjedhur mënyrën dhe vendin që është i definuar në islam. Pra, ilaçi për këtë problem është në hadithin e Pejgamberit a.s. dhe këshillën e tij si dhe në normat sociale që i definon islami dhe të cilat i nevojiten botës sikur më parë.

E para nga këto norma sociale është verseti i Allahut xh.sh.:

“Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata.

Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, t’i ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre . . .”

(En – Nurë, 30-31)

Në këto versete i kemi dy norma të sjelljes:

Uljen e shikimit;
Ruajtjen e vendeve të turpshme.
Shikimi është fillimi i rrugës që udhëheq kah marrëdhëniet intime. Ai i cili nuk e ruan shikimin e vet ka më pak shansë të ruhet nga prostitucioni. Është interesant që verseti kuranor i cili flet për uljen e shikimit përfundon me foljen “jasnaun” (Allahu e di çfarë bëjnë ata). Shumë versete përfundojnë në mënyrë të ngjajshme. “Vërtet Allahu di atë që bëni” dhe shfrytëzohen folje të ndryshme që e përshkruajnë të njëjtin veprim (ja’lemun, jef’alun). Mirëpo, në këtë rast është përdorur folja ndryshe e cila përshkruan atë që bëjnë njerëzit, gjatë mosuljes së shikimit. Folja e përdorur është “sana”, “jesnu”, sina’a”, që d.m.th. industria, pra gërshetë e veprimeve, punë komplekse, shumë veprime të lidhura nën një kulm, etj.

Kjo aludon që mosulja e shikimit sjell kah gërshetimi i veprimeve që zëvendësohen njëra pas tjetrës, pasi që shikimi i pakontrolluar tërheq buzëqeshjen, mendimin, idenë, dëshirën për të poseduar gruan e cila shikohet, planifikimi se si të vie deri te ajo, komunikimi, dalja, etj. Kjo na flet për precizitetin e zgjedhjes së fjalëve në Kuran dhe nevojës që Kurani të analizohet me themel, duke shqyrtuar të gjitha aspektet e tesktit kuranor, si dhe domosdoshmëria e mësimit të gjuhës arabe për secilin që dëshiron të kuptojë drejtë shpalljen e Allahut dhe që nga ajo direkt të thith urtësinë.

Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Secilit njeri i është caktuar pjesa në prostitucion. Syri bën prostitucion e ky është shikimi dhe në fund zemra lakmon dhe mallëngjehet, ndërsa organi seksual këtë e vërteton ose refuzon.” Në përmbledhjen e Buhariut përmendet hadithi në të cilin flitet që Ibn Abbasi ka kalëruar me Pejgamberin a.s. në deve duke zbritur nga Muzdelifeja në Mine. Duke kaluar pranë grave në deve, Ibn Abbasi shikoi kah ato, ndërsa Pejgamberi a.s. ia vuri dorën në sy.

Kanë thënë dijetarët: “Kjo është ndalesë dhe mohim i veprimit. Sikur shikimi të ishte i lejuar, Pejgamberi a.s. nuk do të reagonte kështu.” Pejgamberi a.s. duke iu drejtuar Aliut r.a., i tha: “O Ali, mos paso shikim pas shikimit. Ke drejtë në shikimin e parë, por jo edhe në të dytin.”

Me shikim të parë nuk rekomandohet shikim me qëllim, por i papritur, jo i planifikuar, jo shikim i qëllimshëm, pas të cilit duhet të pasojë ulja e shikimit. Përse Allahu xh.sh. e ka ndaluar shikimin?

Secila vepër që bën njeriu, kalon nëpër tri shkallë:

Shkalla e njohjes;
Shkalla e vetëdijes;
Shkalla e motivimit (pastaj vie vepra).
P.sh. njeriu hyn në kopsht dhe vëren lulen e cila është e bukur, tërheqëse dhe ka aromë të bukur. Mbi te vesa e vizitojnë bletët dhe marrin aromë. Sheh panoramën e cila gati e magjeps dhe kjo është shkalla e parë, shkalla e njohurisë. Pastaj, njohuria peshohet nëpër vetëdije, ndjenja të cilat për shkak të kënaqësive të bukura e motivojnë njeriun në vepër dhe kjo është parashkallë kah vetë vepra, e cila pastaj pason, e kjo është këputja e luleve për shkak të aromës dhe bukurisë.

Ibn Tejmije pohon se vepra e caktuar vërtetohet pas dëshirës së fortë, aftësisë dhe mungesës së pengesës.

P.sh. kam para vetit gotën e ujit dhe dëshirën e fortë për ta pirë këtë ujë, ngase jam i etur. Por, kam edhe aftësinë ta pij këtë ujë, ngase asgjë nuk më pengon. Apo jam i etur, por mungon aftësia e shuarjes së etjes (sëmundja, paraliza, etj.) ose këtu janë pengesat për kryerjen e veprës (Ramazani, etj.).

Sheriati i lejon njeriut që të shikojë të gjitha dhe që me rrugën e observimit të zgjerojë njohurinë e tij, përveç në një rast e ky është shikimi i gruas e cila nuk është hallall.

P.sh. na lejohet të shikojmë arin dhe të kemi dëshirën që ta posedojmë, por është e ndaluar ta vjedhim ose ta bartim (për mashkullin). Mirëpo, kur janë në pyetje gratë, edhe shikimi është i ndaluar. Përse?

Njeriu që e shikon gruan mbetet rob i pamjes së saj edhe pas humbjes së saj nga shikimi i tij. Nga shkaku që pamja e saj mbetet në vetëdijen e tij dhe natyrshëm zgjon epshet, instiktin, nevojën, e pastaj zgjon fantazinë, zgjon imazhin e gruas, e kthen në kujtim dhe në këtë ndërton planin sesi të arrijë deri te kjo grua, që t’i lë përshtypje dhe si t’i afrohet, t’ia tërheq vëmendjen dhe ta posedojë, etj.

Ibn Kajjimi është pyetur: “Kur e shikoj gruan tek unë zgjohet ndjenja e mahnitjes. Mirëpo, jam i sigurt që sikur ta shikoja më mirë, do të gjeja tek ajo të meta dhe mangësi, andaj a lejohet kjo?” Ibn Kajjimi në këtë tha: “Jo! Këtë konkludim ta ka imponuar shejtani. Ta ka zbukuruar dhe arsyetuar veprimin tënd, kështu që të duket si nevojë për t’u larguar nga mëkati, ndërsa në realitet të udhëheq në mëkat.”

Allahu, njeriut asnjëherë nuk ia ka ndaluar diç e që këtë nuk ia ka zëvendësuar me diç më të mirë se kjo. Pavarësisht bindjes së njeriut se ajo që zemra ia kërkon është më e mirë për të. Çdo gjë që e lë në emër të Allahut, Ai ta zavendëson me më të mirë. Dobitë e uljes së shikimit janë të paparashikueshme. Ne këtu do t’i sjellim disa prej tyre.

Ruajtja e zemrës nga dhembja dhe mallëngjimi. Njeriu që shikon gratë, por nuk mund t’i ketë (nuk është në gjendje të martohet) i shkakton vetit dhembje dhe harton nëpërmes mallëngjimit dhe mendimeve negative ose shkon në haram.

Dëshira për diç nuk mund të arrihet, por vetëm rrit mallëngjimin, cytjet e shejtanit dhe rrugët e haramit. Me uljen e shikimit, njeriu liron shpirtin dhe psikën e tij nga dëshira e zjarrtë e panevojshme.

Mosshikimi i haramit e mbush zemrën me dritë e cila paraqitet në sy, fytyrë, duar dhe këmbë. Pejgamberi a.s. ka thënë: “Shikimi është një prej shtizave të helmueshme të Iblisit, dhe kush e ul shikimin duke mos shikuar gratë, Allahu do ta shpërblejë me dritë.” Ndërsa:

“All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës . . .”

(En – Nurë, 35)

Ai i Cili i ka mbushur qiejt dhe tokën me dritë, do ta mbush edhe zemrën tënde. Forca e zemrës, qëndrueshmëria, shprehja e fitores mbi epshet, fuqia dhe burrëria. Ai që ul shikimin shijon ëmbëlsinë më të madhe dhe kënaqet në bukurinë më të madhe se ai i cili shikon në bukurinë e ndaluar.

Si?

Sharaviu ka thënë: “Njeriu i cili heq dorë nga diç nga frika ndaj Allahut, Allahu xh.sh. do ta shpërblejë me hurinë në xhennet, e cila sikur të zbriste në tokë, me dritën dhe bukurinë e saj do të mbulonte dritën e Diellit dhe Hënës.” Atëherë, kush kënaqet në bukuri më të madhe, ai i cili shikon bukurinë kalimtare rreth vetit e cila zgjon instiktin dhe epshin, apo ai i cili do të shikojë bukurinë e vërtetë dhe të përhershme duke qenë pronar i saj?!

Arrin lumturinë dhe gëzimin në zemër, ngase njeriu i cili i kundërvihet epshit të vet, ngritet në nivelin njerëzor, me vlera më të larta e më këtë arrin lumturi dhe gëzim.

Gjurmët e epsheve mbesin në zemër dhe janë më të forta dhe më të rrezikshme se gjurmët e qenieve.

Ulja e shikimit nga harami ruan pastërtinë e mendjes së njeriut, kthjelltësinë dhe shëndetin e tij.

Edin Tule

Përktheu dhe përshtati:

Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi (r.a)