Davutoglu në Prishtinë për librin e tij, flet për lidhjet tona

Ish kryeministri turk Ahmed Davutoglu po qëndron në Prishtinë për promovimin e librit të tij të sjellur në shqip, “Qytete dhe Qytetërime”.

Duke mbajtur fjalimin e tij hyrës, ai flet për rëndësinë që kanë pasur lidhjet që janë krijuar gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.

Ai e ka lidhur faktin se qytete të ndryshme në Ballkan janë unike në vete, por edhe kanë ngjashmëri për vetë faktin se kanë qenë të përfshira në të njëjtin qytetërim, atë të Perndorisë Osmane.

Por sipas Davutoglu, kjo nuk është vetëm te Perandoria Osmane, por edhe te historitë e vendeve të ndryshme që lidhen me kolonizatorë të njejtë.

Davutoglu ka bërë me dije se qytetërimet lënë gjurmë shekullore, dhe ato janë themelet identifikuese të secilit qytet.

Ai nuk la pa e përmedur edhe qytetin e Kordobës, i cili ndonëse gjendet në Spanjë, dhe nuk pati fatin të qëndronte më gjatë si qendër historike intelektuale, ajo ka frymë të civilizimit islam, dhe dallon nga cdo qytet i mrekullueshëm që ngërthen në vete histori.

Davutoglu, si një prej politikanëve më me ndikim në Turqi, është historian me profesion, dhe njihet për lidhjet e tij tejet miqësore me shqiptarët.