De Ligt ka nënshkruar me Barcën

Ndonëse në Itali besojnë akoma se Matthijs de Ligt mund të kalojë te Juventus, sidomos pas deklaratës së tij për gazetën “Tuttosport”, ku tha se Juventus është një opsion për të ardhmen e tij, në Angli dalin hapur duke thënë se mbrojtësi i Ajax ka arritur marrëveshjen me Barcelonën.

“The Sun” raporton se në bazë të të gjithë informacioneve që janë zbuluar nga mediet, 19-vjeçari do të bashkohet me Frenkie de Jong në “Camp Nou”, pavarësisht interesimit që patën klube si Liverpool dhe Manchester United në Angli.

Edhe gazeta holandeze “De Telegraaf” bëri me dije se e ardhmja e qendërmbrojtësit tashmë është e qartë: De Ligt do të kalojë te Barcelona në verë.

Për kapitenin e Ajax, katalanasit do të paguajnë 70 milionë euro, ndërkohë që de Jong kushtoi 75 milionë.