Debuton Nvidia RTX 4070, kushton 100 dollarë më shumë sesa paraardhësi

Nvidia thotë se karta grafike mund të gjenerojë 100fps në rezolucionin 1440p me ray-tracing dhe teknologjinë DLSS 3 të kompanisë.

Nvidia prezantoi zyrtarisht RTX 4070 ditën e Mërkure pas disa javësh rrjedhje informacioni. RTX 4070 do të jetë në shitje nga dita e sotme 13 Prill me çmim prej 599 dollarësh për modelin Founders Edition.

Nvidia thotë se karta grafike mund të gjenerojë 100fps në rezolucionin 1440p me ray-tracing dhe teknologjinë DLSS 3 të kompanisë.

Është karta e parë grafike RTX 40 me përmasa të cilat sigurojnë akomodimin e saj në pjesën më të madhe të kasave përfshirë ato të voglat.

RTX 4070 është më e shkurtër sesa RTX 3080 dhe dizajnuar për të ofruar performancë të njëjtë me të në 1440p. Ndërtuar mbi arkitekturën e fundit Ada Lovelace, RTX 4070 përfshin 12GB VRAM GDDR6X në vend të 8GB VRAM që gjendej në RTX 3070 dhe 3070 Ti.

Rritja e kapacitetit të memories është diçka e pritur duke qenë se lojërat më të fundit 1080p apo 1440p po konsumojnë 8GB ose më shumë VRAM.

RTX 4070 përfshin edhe kodeksin AV1 shumë të nevojshëm për transmetuesit ndërsa YouTube po përgatitet për lançimin e transmetimeve live AV1.