Delawie ka një mesazh për liderët kosovarë (Video)

Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, me një video mesazh i është drejtuar qytetarëve dhe politikanëve të vendit tonë, duke i inkurajuar për një të ardhme më të mirë, njofton Klan Kosova.

Ky është fjalimi i tij:

Mirëdita, Dobar Dan, Hello për të gjithë ju anembanë Kosovës.

Vera ka kaluar dhe kemi hyrë në vjeshtë, ndërsa ne ende jemi duke folur për çështje të njëjta të pazgjidhura, në vend se të bëjmë progres dhe të krijojmë ndryshime pozitive.

Këtyre ditëve zor se mund të shikohet televizioni pa dëgjuar akuzime rreth asaj se kush e ka gabim, kush është tradhtar i vendit, ose madje edhe më keq.

Në qeveri kemi parë liderë që janë të fokusuar më shumë në atë se për çfarë janë kundër në vend të asaj që e mbështesin. Edhe në shtyp, edhe nëpër rrugë kemi parë tensione etnike dhe rreth religjionit, një prirje e dekurajuar, kontrast i mprehtë i mikpritjes, mirësisë dhe tolerancës për çka Kosova është e njohur.

Unë besoj që Kosova meriton më shumë, unë besoj në një të ardhme më të ndritur për Kosovën, një të ardhme me rritje ekonomike dhe prosperitet, me një demokraci stabile dhe funksionale, që i përket qytetarëve dhe taksapaguesve.

Kosova multietnike, e hapur dhe e pavarur, në paqe me fqinjët e saj. Unë besoj se e ardhmja e ndritur vjen nga mesazhet progresive, dhe jo nga agjendat negative të mbushura me ulërima.

Unë besoj se historia nuk është krijuar nga ata që kritikojnë më mirë, por është e krijuar nja njerëz me zgjidhjet pozitive, nga njerëz që tentojnë t’i zgjidhin problemet, dhe jo t’i krijojnë ato.

Nuk është e mjaftuar vetëm të flitet. Duhet të punojmë dhe duhet të kërkojmë veprime.

Para se sezoni të ndryshohet sërish, nga vjeshta në dimër, le të bëhemi së bashku për të gjetur disa zgjidhje, të vazhdojmë tutje, dhe ta krijojmë atë të ardhme më të ndritur.