Delawie: Vota kundër demarkacionit është votë kundër lëvizjes së lirë

Ambasadori amerikan, Greg Delawie ka thënë se prezenca e tij në Kuvend është që t’i nxisë deputetët të votojnë demarkacionin.

“Jam i lumtur që jam në kuvend, jemi këtu për t’i nxitur deputetët për të votuar pro demarkacionit, kjo marrëveshje është e sakt dhe duhet votuar. Të gjithë duhet ta dinë se cili është qëllimi i kësaj marrëveshje. Kosovarëve duhet të iu mundësohet lëvizja e lirë”, ka thënë Delawie, raporton lajmi.net.

Ai ka theksuar se duhet të arrihen votat pro marrëveshjes.