Ballina Sport Futboll Dellova shpallet më i miri i xhiros në Bullgari

Dellova shpallet më i miri i xhiros në Bullgari

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova është shpallur më i miri i javës së 31-të në elitën e futbollit bullgar.

Dellova ka fituar këtë çmim pas paraqitjes fantastike me CSKA Sofias.

26-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 31 ndeshje në të gjitha garat, ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asist.

Kujtojmë që vlera e tij në sajtin “Transfermarkt” është afër 1 milion euro (900 mijë).