Demolohet xhamia në fshatin Llugaxhi të Lipjanit

Persona të panjohur kanë demoluar dhe dëmtuar një xhami të fshatit Llugaxhi të Lipjanit.

Rastin e ka raportuar në polici një person, ndërsa, është njoftuar prokurori.

Ende nuk dihen motivet e këtij sulmi vandal, por burime nga atje flasin për dëmtim të qëllimshëm nga persona ende të panjohur.