Dënohet me burg pasi fshehu 50 mijë Bitcoin në një kuti kokoshkash

Zhong arriti të vidhte nga tregu i zi duke krijuar disa llogari dhe mashtruar Silk Road të lëshojë Bitcoin në llogaritë e tij. Ai asnjëherë nuk bleu apo shiti diçka në uebsajt sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

Një individ i cili ruajti miliarda dollarë në kriptomonedha të vjedhura në një kasafortë nën tokë dhe një paketë kokoshkash Cheetos u dënua ditën e Premte me një vit burg.

Sipas prokurorëve federalë, 32 vjeçari James Zhong, vjedhi më shumë se 50 mijë Bitcoin nga Silk Road, një treg i konsideruar si treg i zi ku përdoruesit mund të blinin çdo gjë nga pornografia tek drogërat.

Themeluesi i saj Ross Ulbricht, u dënua në 2015-ën me burgim të përjetshëm pa mundësi faljeje pasi u shpall fajtor për trafikim droge, pastrim parash dhe hakim.

Zhong arriti të vidhte nga tregu i zi duke krijuar disa llogari dhe mashtruar Silk Road të lëshojë Bitcoin në llogaritë e tij. Ai asnjëherë nuk bleu apo shiti diçka në uebsajt sipas Departamentit Amerikan të Drejtësisë.

“Në 2012-ën, James Zhong kreu mashtrim duke vjedhur 50 mijë dollarë nga Silk Road dhe për 10 vitet në vijim arriti ti mbante të fshehura,” tha prokurori Amerikan Damian Williams.

Por në Nëntor të 2021 autoritetet Amerikane morën një urdhër kërkimi në shtëpinë e tij në Gainesville të Georgias. Hetuesit rikuperuan mbi 50 mijë Bitcoin.

Asokohe kishin vlerën e 3.4 miliardë dollarëve dhe ende sot kanë një vlerë prej 1.5 miliardë dollarësh.