​Depay zgjedh klubin e ri

Memphis Depay nuk do të luajë më për fanellën e Barcelonës.

Holandezi tashmë ka arritur marrëveshje me klubin e ri dhe ai është Atletico Madridi.

Për kartonin e tij, sipas Fabrizio Romanos, Atletico do t’ia paguaj Barcelonës 4 milionë euro.

Deoay do të lidhje me skuadrën e Simeones me një kontratë deri në muajin qershor të vitit 2025.

Për shërbimet e tij interesim kishte shprehur edhe Interi.