Ballina Lajmet Kosovë Deputetët e Listës Serbe, pas nënshkrimit e lëshojnë sallën e Parlamentit

Deputetët e Listës Serbe, pas nënshkrimit e lëshojnë sallën e Parlamentit

Deputetët e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, janë paraqitur të enjten pas disa muajve mungesë.

Megjithatë, deputetët e komunitetit serb në Kuvend, vetëm janë nënshkruar në listën e deputetëve, e cila u garanton vazhdimin e pagesës edhe për gjashtë muaj të tjerë nga Kuvendi, dhe janë larguar nga seanca plenare.

Gjatë largimit nga Kuvendi ata nuk kanë pranuar të flasin para gazetarëve.