Deputetit Demaliaj i caktohet masa e ndalimit prej 48 orësh

Është arrestuar deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj për shkak të deklaratave kërcënuese ndaj ish-prokurorit Elez Blakaj.

Ibrahim Berisha, zëvendëskryeprokurori i Prishtinës,e ka konfirmuar për lajmi.net arrestimin e deputetit Shkumbin Demaliaj.

Sipas Berishës, ndaj Demalisë është caktuar masa ndalimi prej 48 orësh.

Vetëm disa minuta pas raportimit se Demalijaj është arrestuar, ky i fundit është kyçur në rrjetin social Facebook, ku ka bërë një postim dedikuar UÇK-së.

Ky është shkrimi i tijë i plotë:

UÇK- ju dua shumë..!!!
Do ta duam gjithmonë vendin tonë..!!
Por kurrë sdo ta pranojmë poshtërimin..!!!
Lavdi Heronjëve dhe Dëshmorëve..!!!

Kujtojmë se ndaj Demalisë dhe 11 anëtarëve të tjerë të komisionit për verifikimin e listave të veteranëve, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës zyrtare.