Derbi Barcelona – Atletico zhvillohet të dielën

Liderja e La Ligës, Barcelona, do të jetë nikoqire e Atletico Madridit të dielën në “Camp Nou”.

Ndeshja derbi mes këtyre dy skuadrave do të luhet të dielën në orën 16:15 dhe i takon xhiros së 30-të të elitës së futbollit spanjoll.

Barcelona prin në tabelë me 73 pikë, 11-të më shumë se Real Madridi i vendit të dytë.

Atletico Madridi është i treti me 60 pikë.

Barcelona ka luajtur pa gola në dy ndeshjet e fundit, kundër Gironas e Getafes, dhe i duhet patjetër rezultati pozitiv në këtë duel për të vazhduar sigurt drejt titullit. “Blaugrana” është e fokusuar vetëm në ligë pas eliminimit nga garat evropiane, por edhe nga Kupa e Mbretit më herët në muajin prill.

Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, ka shënuar vetëm dy gola në shtatë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, dhe që të dyja i realizoi ndaj skuadrës së vendit të fundit, Elches.

Mungesa e golave të polakut ka bërë që Barcelona të barazojë dy herë pa gola, për herë të parë që prej vitit 2005.

Megjithatë, trajneri Xavi Hernandez e ka besimin e plotë në Lewandowskin.

Ai ka thënë se Lewandowski, që është golashënuesi më i mirë i ligës me 17 gola, do të rikthehet sërish në listën e shënuesve.

Atletico Madridi aktualisht është skuadra më në formë në La Liga.

Pas përfundimit të Kupës së Botës me Antoine Griezmannin është afruar shumë në ligë.

Francezi ka impresionuar me statistika.

Ka shënuar 11 gola dhe ka nëntë asistime për Atleticon këtë sezon.