Dërgesat për automjetin Model 3 të rifreskuar kanë filluar në Evropë

Dërgesat e para për automjetin Model 3 të rifreskuar, i njohur gjithashtu si “Project Highland” janë duke u zhvilluar në Evropë, sipas disa postimeve të mediave sociale nga Gjermania dhe Holanda.

Një postim në X (ish-Twitter) dy ditë më parë tregon një model të zi, Model 3 Highland që thuhet se iu dorëzua një klienti gjerman në qendrën e dërgesave të Tesla-s në Bielefeld, ndërsa dy postime të tjera nga Holanda zbulojnë disa sedanë elektrikë që shkojnë drejt vendndodhjeve të Tesla-s dhe përfundimisht drejt pronarëve të tyre të rinj.

Modeli i rifreskuar i Model 3 nga Tesla ishte bërë i ditur muaj më parë.

Prodhuesi amerikan i veturave elektrike Tesla, ka shënuar një moment historik në Evropë pasi ka shitur deri më tani një milion njësi.