Ndodh si pasojë e lulëzimit të algave duke sjelle rreziqe për peshkimin
Deti Adriatik është bërë sërish i gjelbër. Kjo ka ndodhur si pasojë e lulëzimit të algave, favorizuar mjaft nga reshjet e bollshme të shiut dhe temperaturat e larta të ditëve të para të muajit Maj.
Pamjet janë marrë nga sateliti Sentinel-3 i programit evropian Copernicus për vrojtimin e Tokës, nën drejtimin e Agjensisië Hapësinore Evropiane dhe Komisionit Evropian.
Zonat më të prekura nga kjo lindje e zhvillim i algave me shpejtësi vërehet më shumë në zonën veriore dhe qendrore të Detit Adriatik. Episode të gjashme u vërejtën edhe në verën e kaluar për shkak të temperaturave mjaft të larta, mbi mesataren. Edhe në muajin Shtator rezultonin ende 9 mijë km2 ujëra detare të mbuluara plotësisht me algat, që ë japin ngjyrën e gjelbër.
Sipas ekspertëve të programit Copernicus, kanë ndikim në mjedis, pasi mund të reduktojnë nivelet e oksigjenit dhe kompromentojnë jetën detare, duke sjellë rreziqe për peshkimin.