Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Dhjetë dështime të Ramës dhe një krahasim me Enverin

Dhjetë dështime të Ramës dhe një krahasim me Enverin

Edhe ai që s’jeton më do rrihte gjoksin për arritje, por historia dhe populli tjetër çmim i kanë vënë

Erdhi në pushtet me një mbështetje që u lexua si shansi më i madh i postkomunzimit për ta futur Shqipërinë në udhën qe duhej. Ndryshe nga paraardhësit e tij, menuja e premtimeve përfshinte një gamë të gjerë, deri dhe një reformim moral të shtetit e politikës, pse jo dhe të shoqërisë. Pra, ishte një vizion që tejkalonte termat e zakonshëm zhvillimorë. Por në to, anëtarësimi në BE me të cilin po në çan veshët, nuk ishte asgjëkundi. Dhe me të drejtë. Ishim futur në NATO, ishin liberalizuar vizat, e megjithatë, Shqipëria ishte sërish duke vuajtur fatin e saj të mbrapshtë. Dhe cili është ky fat, ku konsiston? Te padrejtësitë e mëdha shoqërore me gjithëçka mbajnë.

Dhe pas 13 vitesh në pushtet, duke patur në dorë pothuajse të gjitha levat e tij, zhgënjimi ndaj tij është në propozicion me shpresën që ngjalli: më i madhi që pas komunizmit.

Dhe cilat janë ato dështime që kanë prodhuar një aso zhgënjimi ku urrejtja ndaj tij krahasohet dhe me atë ndaj Enver Hoxhës apo Sali Berishës?

1-Nuk e shëroi por e thelloi dhe me shumë krizën e besimit popull-politikë, popull-shtet. Pse? Sepse nuk e shëroi dot shtetin, nuk e pajtoi nuk e bëri atë aleat të njerit të thjeshtë. Kësisoj, ku prej korrupsionit e ku prej dallkaukllëkut, e la sërish armik të shqiptarit.

2-Nuk ndërrmori asnjë reformë apo nuk ndërtoi asnjë projekt që do kishte si synim një rikthim të mundshëm të shqiptarëve në atdheun e tyre. Ikjet frenetike i trajtoi si diçka normale, si ta kishte vërtet një projekt shpopullimi me vulë tradhëtie për interesat e dikujt.

3-Nuk i dha peshë shoqërore njeriut të ndershëm e të aftë, por zgjeroi shanset për krimin, njeriun e lig dhe të paaftë. Me të në pushtet, pjesë me pushte e shoqërisë u trimërua dhe sot bën ligjin.

4-Në arsim, etestizoi(rikonstruktoi) shumë shkolla, por iu hoqi atyre shpirtin. Ashtu si qytetet: iu ndërroi pllakat, i bojatisi, por dhe nisi t’i çojë drejt asfiksië.

5-Mbylli Lazaratin, por lejoi Lazaratizimin e Shqipërisë, me diferëncën që ndërsa Lazarati i djeshëm së paku nuk prodhonte krimin që prodhon ky i sotmi.

6-Me politika skandaloze fiskale goditi rëndë fshatin, bujqësinë e blektorinë, njëherësh rrënoi shtresën e mesme.

7-Investoi fuqishëm në infrastrukturë, por në finale as nga kjo nuk ka produktuar ndonjë shpresë apo entuzizëm shoqëror. Qeverisja e tij madje llogaritet se e çoi në ekstrem dëshpërimin shoqëror.

8-Kështu dhe me turizmin: investime, rritje shifrash vizitueshmërie, por në finale as ndonjë ekonomi më e shëndetshme e as ndonjë perceptim publik se vërtet kohëra të mira po trokasin për Shqipërinë. E kundërta dominon në përceptim.

9-Korrupsioni, kurrë si në kohën e Ramës, pa u merakosur për vulën e hajdutit mbi të dhe njerëzit e pushtetit të tij.

10-Goditi rëndë atë që krahasohet me vlerën e ajrit për njeriun, kur ai ka humbur gjithçka: shpresën. Qeverisja e Ramës, me një të vetme fjalë, mund të quhet dhe dëshpërim.

Renditëm dhjetë, por janë dhe më shumë. Në një lloj krahasimi me Enverin, ai rreh gjoksin siç do e rrihte dhe Enveri po të qe gjallë me atë që bëri ne mbi katër dekada pushtet, por në fund, vula që i ka vënë historia dhe vetë populli që jetoi nën atë, është ajo e në diktatori të lig. Siç po e tregon koha, kjo edhe pozita e Ramës te populli që po qeveris: një lig që meriton të gjithë urrejtjen për mbrapshtitë e tij. /tesheshi.com/