Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA mohon planin për evakuim në të gjithë Gjirin, thotë se urdhri...

SHBA mohon planin për evakuim në të gjithë Gjirin, thotë se urdhri vlen vetëm për Arabinë Saudite

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka hedhur poshtë raportimet se po përgatitej të urdhëronte largimin e disa punonjësve dhe familjarëve të tyre nga ambasadat amerikane në vendet e Gjirit, duke theksuar se masa zbatohet vetëm për Arabinë Saudite, transmeton Anadolu.

Pas raportimeve në media, zëdhënësi i agjencisë, Tommy Pigott, në rrjetin social amerikan X shkroi se “kjo është e pasaktë”.

“Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka urdhëruar largimin e punonjësve të qeverisë amerikane që nuk kryejnë detyra emergjente dhe të familjarëve të tyre vetëm në Arabinë Saudite”, tha ai.

Pigott iu referua armiqësive të grupit jemenas Huthi kundër Arabisë Saudite, përfshirë sulmet ndaj aeroporteve civile dhe infrastrukturës tjetër kritike, të cilat kanë shkaktuar viktima civile dhe ndërprerje të konsiderueshme të udhëtimeve.

“Siguria e punonjësve të Departamentit dhe e familjarëve të tyre mbetet përparësia jonë më e lartë dhe ne do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme për t’i mbrojtur dhe mbështetur ata”, shtoi ai.