Dhjetëra hebrenj fanatikë bastisën xhaminë Al-Aksa

Dhjetëra hebrenj fanatikë të shoqëruar nga policia izraelite, hynë në oborrin e Xhamisë Al-Aksa në Qytetin e Vjetër të Kudsit Lindor nën okupim, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit, thuhet se 46 hebrenj fanatikë përfshirë ish-anëtarin e ekstremit të djathtë, Rabh Yehuda Glick bastisën Xhaminë e Shenjtë nga Porta Al-Magaribe në jugperëndim të Xhamisë Al-Aksa.

Më tej thuhet se grupi hebre nën mbrojtjen e policisë izraelite, u largua nga Mesxhidi al-Aksa pasi shëtiti në oborret e Harem-i Sherif.

Bastisjet e tilla nga hebrenjtë fanatikë në Harem-i Sherif bëjnë që tensionet në rajon të përshkallëzohen.

Është shkelur sovraniteti i Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit

Sipas traktatit të paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Xhamia Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Fondacioneve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë e Fondacioneve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë së Jordanisë.

Ndërkaq që nga viti 2003 hebrenjtë kanë hyrë në faltoren e shenjtë me vendimin e njëanshëm të Izraelit, të shoqëruar nga policia pa lejen e Administratës.

Duke i përshkruar këto ngjarje si bastisje, Administrata e Fondacioneve Islame të Kudsit thotë se është shkelur sovraniteti i muslimanëve. /aa