Dhjetëra migrantë të shpëtuar pas operacioneve në Mesdhe

Më shumë se 200 migrantë janë shpëtuar në detin Mesdhe, pas disa operacioneve nga organizatat ”Mjekët pa Kufij” (MSF) dhe ResQ.

”Ekuipazhi i anijes ‘Geo Barents’ mori pothuajse 190 njerëz në bord”, njoftoi MSF në orët e para të së hënës.

Migrantët ishin në një varkë të stërmbushur prej druri.

”Dje, vullnetarët e organizatës private italiane ResQ shpëtuan dhjetëra njerëz në disa operacione”, tha grupi.

Mes refugjatëve kishte shumë gra dhe të mitur.

Ekuipazhi i anijes ”ResQ People” kishte rreth 165 njerëz në bord pas shpëtimeve dhe po kërkonte një port të sigurt për t’i lënë njerëzit të dilnin në breg.

Shumica e migrantëve u nisën nga brigjet e Libisë dhe Tunizisë për të arritur në Bashkimin Evropian përmes Mesdheut.

Midis 1 gushtit 2020 dhe 31 korrikut 2021, autoritetet italiane regjistruan 49 280 persona që mbërritën në brigjet vendit apenin, thënë ndryshe 128 për qind më shumë nga viti i kaluar. /atsh