Të gjithë duhet të jemi kundër dhunës në shkollë. Ky është një parim i padiskutueshëm. Por është e rëndësishme të mos biem në ekstrem dhe të mos e shohim problemin vetëm nga njëra anë.
Mësuesi duhet të ruajë profesionalizmin dhe të mos reagojë me dhunë, sepse ai është autoritet edukues dhe shembull.
Por në anën tjetër, edhe nxënësit duhet ta kuptojnë se provokimi, arroganca dhe agresiviteti ndaj mësuesit nuk janë “guxim”, por shkatërrim i edukatës dhe disiplinës.
E vërteta është se edukimi pas luftës është ngatërruar keq:
Respektin e kuptuam nënshtrim.
Kufijtë i quajtëm dhunë psikologjike.
Disiplinën e llogaritem si traumë.
Autoritetin e demonizuam, pa e zëvendësuar me asgjë funksionale.
Dhe kështu “disiplina pozitive”, e keqkuptuar, u shndërrua në mungesë disipline.
Në fund, humbën të gjithë: mësuesi, nxënësi dhe vetë shkolla.
Hoxhë Halil Avdulli








