Digjet një banesë në Lagjen e Spitalit, lëndohet një person

Një banesë është përfshirë nga zjarri në Lagjen e Spitalit në Prishtinë.

Si pasojë një person ka pësuar lëndime, i cili është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovë.

“Sot me datën 10.05.2020 rreth orës 17:05 kemi pranuar informatë se në Lagjen e Spitalit në Prishtinë, një banesë është duke u djegur. Njësitë policore menjëherë i’u kanë përgjigjur thirrjes dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes. Sipas informative të para një person është lënduar dhe është dërguar për tretman mjekësor. Në vend ngjarje janë njoftuar të dalin edhe njësitet e tjera emergjente dhe të zjarrfiksave”.