Dimri nuk shtyhet pa supa, provoni këtë recetë

PËRBËRËSIT: copa mishi të grirë, 1/2 qepë, 1/2 spec i kuq, 1 kungull i njomë, 1 karotë, 1 filxhan i vogël oriz, 1 litër ujë, kripë, piper, limon, majdanoz dhe kopër.

Supa sot ka këto përbërës si më lart. Kaurdisim qepën me mishin, shtojmë kripë edhe piper, shtojmë perimet e prera në kubikë edhe orizin. Shtojmë ujin edhe e ziejmë 30 min. Orizi që unë përdor është gjysmë nga ai enkas për supë që zien shpejt. Në fund të verdhe veze të rrahur me lëng limoni, erëzat edhe pakëz gjalpë.