Ballina Kuzhinë Rolls-a me kanellë: receta simbol e vjeshtës

Rolls-a me kanellë: receta simbol e vjeshtës

Përbërësit
Për brumin:

500 g miell
80 g sheqer
250 ml qumësht i vakët
80 g gjalpë i butë
1 vezë
7 g maja e thatë
1 majë luge kripë

Për mbushjen:

80 g gjalpë i butë
120 g sheqer kaf
2 lugë gjelle kanellë pluhur
Për glazurën (sipas dëshirës):

100 g sheqer pluhur
2–3 lugë gjelle qumësht

Përgatitja
Përzieni miellin, sheqerin, majanë dhe kripën. Shtoni qumështin e vakët, vezën dhe gjalpin e shkrirë e të ftohur pak. Punojeni brumin derisa të bëhet i butë dhe elastik.

Mbulojeni dhe lëreni të vijë për 1 orë e gjysmë deri në 2 orë, derisa të dyfishojë vëllimin.

Hapeni brumin në formë drejtkëndore, me trashësi rreth 0,5 cm. Lyeni sipërfaqen me gjalpë dhe shpërndani sheqerin kaf dhe kanellën.

Rrotullojeni brumin nga ana e gjatë dhe priteni në role me trashësi 3–4 cm. Vendosini në një tavë me letër furre dhe lërini të vijnë edhe për 30–40 minuta.

Piqini në furrë të parangrohur në 180°C për 20–25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.

Për glazurën, përzieni sheqerin pluhur me qumështin derisa të krijohet një masë e trashë. Hidheni mbi rolet kur janë ende të vakëta.