Disa e deshën gruan për pasurinë, disa për trupin, disa për bukurinë.
Disa e deshën si shoqe, disa si partnere, disa si kolege, disa si arratisje nga dhimbja dhe ankthi.
Kriminelët e panë si mjet, ndërsa të tjerët si strehë.
Secili e deshi sipas besimit të tij, sipas ëndrrës së tij, sipas projektit që mbante në zemër.
Prandaj fjala “të dua” nuk ka një kuptim të vetëm.
Herë do të thotë: të mbaj,
herë: të përdor,
herë: të jap,
herë: të marr,
e ndonjëherë: dua veten time përmes teje.
Por ka edhe një dashuri tjetër:
ajo që të bën shok rruge, bashkëudhëtar mendimi, bashkëshorte jete, familje, fëmijë
dhe shpresë për një brez më të mirë.
Dashuria merr formën e njerëzve që e mbajnë.
Dhe njerëzit maten me mënyrën si duan.
Frymëzuar nga Dr. Mustafa Mahmud
Hoxhë Halil Avdulli








