Disa nga vetit shëruese te hirrës.

Hirra e qumështit dhe e kosit është një nga produktet më mirëbërëse dhe funksionon shumë mirë si kurë natyrale për shëndetin.

Hirra është e pasur me tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.

Nga studimet rezulton se hirra përman 16 lloje proteinash.

Por mbi të gjitha, hirra pastron mëlçinë dhe është pastruese për gjakun dhe krejt trupin.
Hirra për Problemet e Mëlçisë

Studime të reja të botuara në revistën Clinical Nutrition tregojnë se hirra ndihmon fort për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur dhe sëmundjeve të zemrës.

Pas vetëm katër javëve të shtimit të proteinave të hirrës në ushqim, të dhënat kryesorë të yndyrave të gjakut u përmirësuan në mënyrë të fortë tek pjesëmarrësit.

Përdorimi i hirrës uli ndjeshëm sasinë e yndyrës brenda qelizave të mëlçisë së dhjamosur.