Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Disa të vdekur nga përplasja e trenit me autobusin e shkollës në...

Disa të vdekur nga përplasja e trenit me autobusin e shkollës në Belgjikë

Disa persona u raportuan të vdekur pasi një autobus i shkollës u godit sot nga një tren në provincën lindore Flanders në Belgjikë, sipas të përditshmes HLN, transmeton Anadolu.

Një burim konfirmoi për HLN se janë shënuar disa viktima në aksidentin ku një autobus shkolle u godit nga një tren pasagjerësh në mëngjes në një kalim hekurudhor.

Thuhet se në autobus kishte shtatë fëmijë dhe dy të rritur, përfshirë shoferin. Disa ekipe emergjence u dërguan në vendngjarje.

Bëhet e ditur se në tren kishte rreth 100 pasagjerë dhe se të gjithë mbetën të padëmtuar.

Operatori i rrjetit hekurudhor “Infrabel” theksoi se dritat në kalimin hekurudhor ishin të kuqe dhe barrierat ishin të ulura në momentin e përplasjes.

Ai vuri në dukje se rrethanat e sakta të aksidentit po hetohen.