Disa të vdekur gjatë rrëmujës në tempullin fetar në Kashmir

Vaishno Devi është një nga faltoret më të vizituara hinduse në Indinë veriore, me dhjetëra mijëra që e vizitojnë për lutje çdo ditë.

Të paktën 12 persona kanë vdekur dhe 13 janë plagosur gjatë rrëmujs që ndodhi në vendin e shenjtë fetar hindus në Kashmirin e administruar nga India.
Fatkeqësia ndodhi rreth orës 3 të mëngjesit ndërsa ishte ende errësirë në rrugën për në tempullin Vaishno Devi, një nga vendet më të vizituara hinduse të vendit.
Sipas raportimeve, rrëmuja u shkaktua nga nxitimi i madh i njerëzve që erdhën për të shënuar fillimin e Vitit të Ri.
Rrëmujat vdekjeprurëse janë mjaft të zakonshme gjatë festivaleve fetare indiane, ku turma të mëdha mblidhen në zona të vogla me pak masa sigurie ose kontrolli të turmës. /mesazhi