Disa persona janë vrarë si pasojë e një sulmi ajror izraelit mbi një ndërtesë banimi në qytetin Baalbek, në lindje të Libanit.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore e lajmeve National News Agency (NNA), e cila raportoi se ekipet e shpëtimit po përpiqen të nxjerrin familjet e bllokuara nën rrënoja.
Ende nuk ka të dhëna të sakta për numrin e viktimave, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë. /mesazhi







