Diskriminim racor e fetar, Mercedes F1 përjashton anëtarët e ekipit

Në mesin e përgatitjeve të Grand Prix të Rusisë në Soçi, ekipi i Mercedes Formula 1 ka marrë vendimin për largimin e katër anëtarëve të ekipit për “shkelje të politikës së diversitetit dhe barazisë”.

Ky veprim vjen në mes spekulimeve se disa anëtarë të ekipit kishin shfaqur sjellje diskriminuese në fabrikën në Northamptonshire.

Hephzi Pemberton, Themeluesi i  Grupit të Barazisë së Mercedes, tha: “Lajmet që sjellja diskriminuese racore dhe fetare është hasur nga punëtorët në Mercedes F1 është zhgënjyese, por edhe befasuese. Është e qartë se kultura e korporatave në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar është ende rezistente ndaj ndryshimit dhe rritjes së diversitetit, dhe një arenë alternative siç është motorsporti nuk kursehet. Prandaj, bizneset duhet të vlerësojnë politikat e tyre aktuale dhe të marrin masa zbatimi në mënyrë që të përmirësojnë diversitetin dhe përfshirjen në kushte të barabarta. ”

Ky lajm vjen disi i befasishëm, duke marrë parasysh që piloti pesë herë kampion botëror i Mercedes, Lewis Hamilton, është garuesi i parë i zi në rrjetin e F1, dhe vazhdimisht ka përkrahur nevojën për një larmi dhe përfshirje më të madhe në gara. Hamilton është shikuar nga shumë si një ikonë në këtë arenë e cila ka qenë e dominuar prej kohësh nga privilegji dhe fuqia