Diskriminohen në punësim, të verbërit paralajmërojnë protestë në Prishtinë

Grupi i të Rinjve të Verbër të Kosovës ka paralajmëruar protestë për nesër (e enjte 1 mars), për të protestuar ndaj mosrespektimit të ligjit për punësimin e njerëzve me aftësi të kufizuara, specifikisht personave të verbër.

Sipas njoftimit të bërë nga grupi, mbledhja e prostestuesve do të nisë nga ora 9:00, para Biblotekës Kombëtare të Kosovës, ndërsa në ora 10 do të bëhet nisja për tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Më pas protesta do të zhvillohet në hyrje të qeverisë së Kosovës. /MESAZHI/