Ballina Sport Distria Krasniqi eliminohet nga Kampionati Evropian

Distria Krasniqi eliminohet nga Kampionati Evropian

Distria Krasniqi është eliminuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kosovarja u mposht nga francezja Amandine Buchard, me IPPON.

Gara përfundoi shpejt për pejanen, ndonëse premtoi shumë duke e kaluar pa problem përballjen e parë që e kishte ndaj bullgares, Daniel Dimitrova.

Në garë për medalje ka mbetur xhudistja tjetër, Flaka Loxha, që ka shkuar në gjysmëfinale.