World Judo Masters që po mbahet në shtetin rus ka përfunduar për xhudisten tona.
Distria Krasniqi ka arritur të fitojë medaljen e bronztë në Shën Petersburg të Rusisë në kategorinë 52 kilogramë.
Xhudistja jonë në repechange ka shënuar fitore ndaj japonezes, Natsumi Tsunodan.
Kjo është medalja e vetme për shtetin tonë në këtë garë prestigjioze botërore.
Ndryshe, xhuditja tjetër Nora Gjakova është eliminuar që në raundin e parë të “Mastersit” të Rusisë.
Xhudisjta u eliminua nga koreano-jugorja Youjeong Kwonin. /Telegrafi/