Ballina Artikuj Dita e Bekuar e Arafatit

Dita e Bekuar e Arafatit

Ve selam
Të përgjigjemi o Allah të përgjigjemi… me zemër, se me trup akoma nuk më është dhënë mundësia.
Dita e Arafatit është një nga ditët më të shenjta në Islam, kur lutjet dhe faljet e Allahut janë të panumërta. Le ta shfrytëzojmë këtë kohë për të përmirësuar vetveten, për të kërkuar falje dhe për t’u afruar me Zotin tonë.
“Agjërimi i Ditës së Arafatit i fal mëkatet e vitit të shkuar dhe të vitit që vjen.” Hadith i Muslimit.
Ne të gjithë duhet të lutemi që Allahu të pranojë veprat tona të mira, të na falë gabimet dhe të na dhurojë bekimet e Tij dhe të jemi të Xhenetit. Aamin!
Ditën e Arafatit e kalofshi të lumtur dhe të bekuar!
E mos harroni në lutjet tuaja edhe Gazën martire me popullin e vet